Turqi – Kosovë, ky futbollist nuk do të luajë nga minuta e parë (FOTO)
Kosova nuk do të jetë në përbërjen e saj më të mirë për ndeshjen kundër Turqisë.
Sport
Bernard Berisha nuk pritet të luaj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Turqisë që luhet sonte nga ora 18:00.
Arsyeja ka të bëjë me një grip që po e mundon Berishën, i cili mungoi edhe në stërvitjen e fundit të Kosovës (dje), para ndeshjes kundër Turqisë.
Infokusi.com nga burimet e afërta me Përfaqësuesen e Kosovës dhe lojtarin, mëson se Berisha nuk do të luaj nga minuta e parë, por do të jetë në bankën e rezervistëve dhe mund të luaj në pjesën e dytë nëse i përmirësohet gjendja.
Turqi – Kosovë, nis në ora 18:00.