Panik te Lazio, e pabesueshme çfarë i ka ndodhur Strakoshës mbrëmë në bankinë

Portieri i Lazios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka frikësuar skuadrën e tij.

Sport

06/11/2016 11:09

Talenti shqiptar ishte në stolinrezervë në ndeshjen Napoli-Lazio dhe në minutën e 30-të pa pritur ka pasur një problem shëndetësorë.

Ai është detyruar që me ndihmën e mjekut kujdestar të shkojë dhe të qëndrojë në dhomat e zhveshjes. Fillimisht pasi kishte probleme, u bë një panik e madhe në stolin e Laziospara se Strakosha të largohet nga fusha.

Mediat në Itali kanë shkruar se shqiptari ka pasur disa probleme të pa pritura me zorrët e tij. Gjendja e talentit shqiptar tani është e mirë dhe ajo dhimbje ka qenë vetëm për rreth një orë.

Kujtojmë që Strakosha këtë edicion ka ruajtur portën e Lazios në tri ndeshje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.