Nora Istrefi dhe Albana Osmani frymëzohen nga i njëjti personazh i njohur botëror (Foto)
Këngëtarja Nora Istrefi dhe moderatorja e “Top Channel”, Albana Osmani vërtetë nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët përsa i përket profesionit të tyre, por përsa i përket pamjes së jashtme dhe look-ut mund të themi se të dyja vajzat janë ndër më të bukurat e personazheve publikë shqiptarë.

ShowBiz
Si Nora ashtu edhe Albana, shfaqin linja perfekte trupore dhe nuk është çudi që të dyjave t’i shkojnë për shtat veshje apo aksesorë të njëjtë sepse fiziku i tyre ua lejon këtë gjë. Dhe ashtu ka ndodhur vërtet!
Po të hedhim një sy në profilet e të dyja bukurosheve në Instagram, do të vëmë re se Nora dhe Albana, këtë sezon vjeshte kanë vendosur të frymëzohen nga Kim Kardashian, duke u shfaqur me çizmet e gjata ngjyrë ‘nude’ por të hapura në pjesën e gishtave, që më herët i bëri të njohura Kim në daljet e saj publike rrugëve të New York-ut.
Albana i ka veshur këto çizme në daljen e saj të fundit në “Top Show Mag” ndërsa Nora i ka përdorur për një koncert në Gjermani. Siç duket, vajzat kanë pasur të njëjtin frymëzim por duhet thënë se në të veçantën që i karakterizon, ato duken vërtetë bukur… /Blitz.al/