AKR mohon të ketë pasur ndonjëherë bisedime për koalicion me AAK-në e Nismën

Aleanca Kosova e Re (AKR) mohon të ketë pasur bisedime me Nismën dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) rreth mundësisë së një koalicioni mes tri partive.

Lajme

06/11/2016 11:10

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net anëtari i kësaj partie, Agim Bahtiri, njëherësh edhe kryetar i Mitrovicës.

“Askush deri më tani nuk ka biseduar me asnjë parti politike për negociata për një koalicion të mundshëm. Krejt është dëshira e partive politike të cilat dëshirojnë të shkojnë në koalicion”, u shpreh Bahtiri.

Siç thekson ai,  subjekti i tij politik ende nuk ka vendosur  që të t’i bashkohet ndonjërës parti. /Lajmi.net/