Ndoshta nuk i keni ditur, 3 opsione të dobishme që ofron Facebook

Facebook di shumë gjëra rreth jush, disa prej të cilave mund të jenë tepër të dobishme për vetë përdoruesit.

Auto & Tek

04/11/2016 22:08

Më poshtë po ju sjellim disa opsione që ndoshta nuk i dinit që ekzistonin e që pse jo, mund t’ju vijnë në ndihmë një ditë.

1.“Messenger.com”

Nëse preferoni ta përdorni Facebook vetëm për të qëndruar në kontakt me njerëzit, tashmë mund t’i anashkaloni të gjitha postet acaruese, reklamat, ftesat për lojëra dhe gjëra të tjera e mund të shkoni në Messenger.com. Faqja nga ekrani i kompjuterit, ju lejon të shikoni vetëm mesazhet dhe asgjë tjetër.

2.“Facebook Us”

Ky është një opsion që ju tregon si duket lidhja me partnerin në Facebook, duke e përmbledhur të gjithë informacionin në një faqe. Për ta parë dhe mbase një ditë për t’u përlotur ndërkohë që e lexoni, vizitoni Facebook.com/us.

3.“Legacy”

“Legacy” ju vjen në ndihmë në rastet më të këqija, atëherë kur nuk mund ta përdorni llogarinë tuaj. Është një mënyrë për të shmangur ekzistencën e profilit tuaj, pasi keni ndërruar jetë ose për t’i bërë njerëzit të besojnë se jeni akoma gjallë. Për ta bërë këtë duhet të shkoni tek “Settings”- “Security” e prej atje mund të selektoni një mik për të mbrojtur llogarinë tuaj. Kjo nuk i jep akses të plotë për mesazhet tuaja të vjetra. “Legacy contact” do të mund t’i përgjigjet kërkesave për miqësi, dhe të rifreskojë foton e profilit.