Sa i padrejtë di të jetë futbolli, dikur yll i Unitedit, tani në ligën e pestë të Zvicrës

Cilësohej ndër talentët më premtues të kohës së tij, kur në vitin 2003 iu bashkua Manchester Unitedit, ndërsa një vit më parë pati shkëlqyer në Kampionatin Botëror me Kamerunin.

Sport

04/11/2016 20:45

Bëhet fjalë për Eric Djemba-Djemba, i cili që nga një yll premtues në ‘Old Trafford’, ka përfunduar në ligën e pestë të Zvicrës, aty ku zhvillohet një futboll amator.

Futbollisti që ka regjistruar 20 paraqitje për Manchester Unitedin, ka nënshkruar me skuadrën e ligës së pestë të Zvicrës, Vallorbe, e cila ka një stadium me kapacitet prej 2000 ulëseve, përcjell lajmi.net.

Gjatë karrierës së tij, Djemba-Djemba gjatë karrierës së tij, ka veshur fanellat e shumë skuadrave të botës, si Nantes, Aston Villa, Burnley, Qatar SC, OB, Hapoel Tel Aviv, Partizan, St.Mirren, Chennaiyin, Persebaya Surabaya dhe Perisipa Padalarang.

sldsl mems 35s

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.