Rikthehet Bruno Mars, publikon baladën e parë pas disa vitesh (Video)

Bruno Mars ka shpërblyer fansat këtë të premte.

ShowBiz

04/11/2016 20:22

Artisti Bruno Mars ka publikuar një baladë, të shumëpritur nga fansat.

‘Versace on the floor’ është kënga që rikthen artistin në stilin e këngëve që pëlqehet më së shumti, ndërsa i paraprin albumit “24K Magic”, që del më 18 nëntor, përcjell lajmi.net.

Mars për herë të fundit ka publikuar album në dhjetor të vitit 2012.

Ai disa ditë më parë ka publikuar me videoklip edhe singëlin e parë nga ky album, ndërsa ka treguar se të gjitha këngët e albumit i ka shkruar vetë./lajmi.net

YouTube player