Po vjen “bomba” nga Ledri (Foto)

Ledri Vula paralajmëron se shumë shpejt do të sjell diçka të madhe.

ShowBiz

04/11/2016 18:22

Duket se  Ledri Vula nuk ka të ndalur. Pas suksesit të këngës së fundit “A jena mire”, ai ka paralajmëruar se diçka e madhe po vjen.

Reperi e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një fotografie të publikuar në Instagram përmes së cilës nuk ka dhënë shumë detaje, duke u treguar enigmatik.

“?? loading…?”, (Po ngarkohet), shkruan Vula në mbishkrimin e fotografisë duke na bërë të kuptojmë se mbase fjala është për një projekt të ri, por një gjë e tillë nuk dihet ende.

Kujtojmë se këngën “A jena mirë” Ledri e publikoi para një jave por për këtë periudhë kënga ka arritur menjëherë mbi 3 milionë klikime./21Media