Lamtumirë Atletico Madrid, Torres befason me klubin e ri (FOTO)

Fernando Torres është i gatshëm të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

04/11/2016 12:55

Fernando Torres do të ndahet nga Atletico Madrid. Sulmuesi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në “Vicente Calderon”.

Por, drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lejojnë të largohet pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

“Fichajes” raporton se Torres mund të transferohet tek Guangzhou Evergrande, përcjell “Lajmi.net”.

Klubi kinez ishte i interesuar për Torresin edhe para fillimit të këtij sezoni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.