Shoqëria civile kritikon opozitën për bojkotimin e ftesës së presidentit

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se reforma zgjedhore duhet të përfshijë të gjithë spektrit politik dhe është e rëndësishme pjesëmarrja e opozitës e cila sot ka bojkotuar këtë takim.

Lajme

04/11/2016 10:05

“Ne si KDI sa i përket zgjedhjes se Presidentit mendojmë që duhet të zgjidhet nga Kuvendi.  E po ashtu në këtë reformë duhet të caktohet edhe pragu për kandidat të pavarur për deputet”, ka thënë Kryeziu, raporton lajmi.net.

Ndërsa Driton Selmanaj nga Demokracia Plus ka ngritur si çështje  aktgjykimin e Kushtetueses për grupin me të madh parlamentar duke shtuar se edhe kjo çështje duhet diskutuar./Lajmi.net