Anketa: Në Kosovë Hillary Clinton triumfon ndaj Donald Trumpit
Ish- sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, gëzon shumë më shumë mbështetje në Kosovë sesa Donald Trump.

Lajme
Clinton dhe Trump janë në garë për të parin e Amerikës, vendit me fuqinë dhe ndikimin më të madh në politikën globale.
Në anketën që e ka bërë lajmi.net në rrjetin social Facebook Clinton prin bindshëm para Trumpit.
Clinton ka marrë 2 mijë e 550 vota, kundrejt Trumpit që ka marrë 1 mijë e 107 vota.
Ndryshe, Clinton gëzon reputacion shumë më të madh në Kosovë për shkak që në kohën kur NATO-ja ka ndërhyr në Kosovë president i Amerikës ka qenë bashkëshorti i Hillaryit, Bill Clinton.
Bill Clinton është mik i Kosovës dhe përkrahës i pa rezervë i pavarësisë së Kosovës dhe natyrshëm kjo ka ndikuar që t’i prij garës.
Edhe në Amerikë Hillary prinë në shumicën e sondazheve, për shkak se Trump është një figurë kontroverse dhe ka lëshuar shpesh deklarata të çuditshme për Rusinë dhe myslimanët./Lajmi.net