Thaçi: Duhet punuar në eliminimin e parregullsive, e jo vetëm të ankohemi
Thaçi në fjalimin përmbyllës të takimit për reformën zgjedhore ka thënë se vendimmarrja për reformën zgjedhoren u takon partive politike ndërsa ai ka ftuar këtë takim vetëm në formën e konsultimeve.

Lajme
(I plotësuar) – Thaçi ka thënë se duhet punuar që të eliminohen parregullsitë e jo vetëm të ankohemi.
Ai ka thënë se reformat bëhen me një konsensus sa më të gjerë dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta bllokojë, raporton lajmi.net.
“Reforma do të përfundoj dhe kjo gjë duhet të bëhet në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Thaçi./Lajmi.net,
Presidenti propozon nga një ulëse për malazezët e kroatët dhe uljen e numrit të deputetëve
Presidenti Thaçi në takimin me përfaqësuesit e subjekteve politike, ku po diskutohet për reformën zgjedhore, ka dalë me dy propozime të reja.
Thaçi ka propozuar të ulet numri i deputetëve nga 120 sa ka tash, në 100, si dhe ka propozuar ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Thaçi: Anashkalimi i standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve ka krijuar imazh të keq për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, na takim me liderët e partive politike për reformën zgjedhore, ka thënë se ky proces duhet të rifillohet, sepse ka mbetur në gjysmë në vitin 2014.
“Për shkaka të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2014 reforma zgjedhore ishte ndërprerë tani është koha të rifillojmë këtë proces. Kosova ka ecur shume që nga zgjedhjet e para të mbajtura por ka ende për të bërë. Anashkalimi i standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve ka krijuar një imazh të keq për Kosovën në të kaluarën”, ka thënë Thaçi raporton lajmi.net.
Presidenti ka thënë se Kosova ka nevojë për një debat të hapur për mënyrën e votimit.
“Pra Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore për të krijuar një proces të drejt dhe për tu bërë duhet edhe ndryshimet ligjore. Mënyra e zgjedhjes së presidentit është menduar që të shkohet me zgjedhje nga populli, mundësia e dytë nga Kuvendi por me pjesëmarrje 50 për qind plus 1 dhe shtim të kompetencave të Presidentit”, ka thënë Thaçi.
Mbledhja e liderëve në zyrën e presidentit by lajmi-net
Fillon mbledhja e liderëve në zyrën e presidentit (Foto)
Kanë filluar të mbledhin liderët e partive politike në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, për të diskutuar për reformën zgjedhore që i ftoi një ditë më herët.
I pari që ka arritur është kryeministri dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarin e tij, Lutfi Haziri, raporton lajmi.net.
Nga PDK-ja është nënkryetari Enver Hoxhaj, Nenad Rashiq nga Lista Serbe dhe Ferid Agani nga partia e Drejtësisë dhe minoritete të tjera.
Në takim është edhe shefi i OSBE-së dhe shefja e KQZ-së Valdete Daka.
Ndërsa partitë opozitare e kanë refuzuar ftesën e Thaçit, duke konsideruar se zgjidhje janë zgjedhjet.
Takimi është me dyer të mbyllura dhe mediat nuk do të kenë mundësi të jenë në takim./Lajmi.net