Publikohen pamje nga klipi i ri i Kidës dhe Xhensilës (Foto)
Prej më shumë se një viti po qarkullon në media lajmi se Kida dhe Xhensila do të sjellin një bashkëpunim.
ShowBiz
E duket se tani ka ardhur koha që kjo këngë të publikohet, shkruan lajmi.net.
Dyshja kanë përfunduar këngën gjithashtu edhe videoklipin i cili është xhiruar këto ditë në Tiranë.
“Uh baby” titullohet dueti mes Kidës dhe Xhensilës i cili është punuar në studion “On Records” nga Zzap&Chriss.
Derisa të publikohet kjo këngë ju mund të shihni më poshtë një pjesë të klipit dhe pamjen e dy artisteve në këtë projekt./Lajmi.net.