Thaçi: Shqipëria ta kryejë autostradën e vet e të mos mendojë për vende të tjera
Presidenti I Republikës, Hashim Thaçi, deklaroi në intervistë në mediat e Tiranës se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Beograd, i ka ndjekur dhe sipas tij, kanë qenë parimore.
Lajme
Ai u pyet për projektin e nënshkruar ndërmjet kryeministrave Rama e Vuçiq për ndërtimin e autostradës Nish-Durrës, duke anashkaluar Kosovën.
“ Nuk e kam lexuar ndonjë projekt të tillë për autostradën Nish-Durrës”, tha Thaçi, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, në takimin e parë në Bruksel kur ai ishte kryeministër e ku ishte edhe Ivica Daçiq, në atë kohë kryeministër i Serbisë, me vullnetin e dyanshëm, është nënshkruar projekti i autostradës Prishtinë-Durrës. “ Nuk është përmendur asnjë vend tjetër”.
“Shqipëria duhet ta përfundojë autostradën nga Miloti në Durrës dhe është më mirë sesa të mendojë për vendet e tjera”.
Ndërkohë, ai tha se mohimi i kontributit të Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës, është injorancë komplete.
Sipas Thaçit, në kuptimin e bashkëpunimit Tiranë-Beograd, nuk kanë çfarë të pajtohen sepse ata të pajtuar kanë qenë./lajmi.net