Historiku, lloji dhe përzgjedhja e telefonit më të mirë

Telefoni është një mjet që u zbulua në vitet 1800, gjerësisht rreth vitit 1860. Rreth zbulimit të tij ka pasur shumë thashetheme, mirëpo të gjitha këto morën fund zyrtarisht vetëm më 11 janar 2002, kur shpikësi zyrtar i telefonit emërohet shqiptari Mateo Ruco duke i marrë kështu titullin e deriatëhershëm zbuluesit Alexander Graham Bell.

Auto & Tek

11/10/2016 14:18

Disa nga llojet e telefonave që kanë bërë historinë:
motorola-dynatac-8000x
Motorola DynaTAC 8000X. Është telefoni i parë celular i hedhur në treg në vitin 1983 dhe kushtonte 4 mijë dollar. Ai peshonte 1 kg dhe mund të përdorej prej fare pak njerëzish profesionistë.

 

 

nokia-1001

Nokia 1001. Ky është telefoni i parë GSM që tërhoqi vëmendjen e publikut. Ai peshonte 475 gram, me ekran bardh e zi LCD dhe me antenë të lëvizshme. Numri 1011 përfaqëson datën e lancimit, më saktësisht, 10 nëntor 1992.
ibm-simon
IBM Simon. Shënon smartphone-n e parë në histori, prodhuar në vitin 1994. Vec telefonatave, ai ofronte edhe rubrikën, kalendarin dhe në ekranin e tij mund të shkruhej me një penë të posacme.

 

 

nokia-9000

 

Pas tyre janë Nokia 9000 Communicator i cili vjen për publikun në vitin 1996 dhe për herë të parë mundësonte dërgimin e email-eve dhe kishte një memorie prej 4 MB.
motorola-startac

 

Motorola StarTAC- I takon vitin 1997. I parë me kapak dhe e merr frymëzimin prej filmit Star Trek.

 

siemens-s10

 

 

Siemens S10. Është telefoni i parë cellular me ekran me ngjyra. Gjithsesi, katër nuancat që ofronte, janë shumë pak në krahasim me 16 milion që ofrohen sot.

 

 

nokia-7110
Nokia 7110. Është i pari që ofronte mundësine e marrjes së internetit. Bëhet fjalë për vitin 1999.

I NGJAJSHËM: Zbulohet spyware që vjedh të dhënat nga iPhone. I NGJAJSHËM: iPhone i ardhshëm do të ketë një ekran touch 3D

 

nokia-3210

Nokia 3210. Është shitur tejmase, nga që nuk kishte nevojë për antenë dhe për herë të parë ishte i pajisur me sistemin T9 që siguronte një shkrim të shpejtë të mesazheve.

 

 

nokia-8210
Nokia 8210. Është celulari më i lehtë dhe i vogël i ndërtuar nga Nokia. Dikur u bë i famshëm i famshëm për shkak të mundësisë për t’u përdorur nëpër burgje, pasi kish mundësi të futej aty pa u diktuar, ndërsa përdoret edhe sot, pasi ka bateri jetëgjatë dhe nuk jep mundësinë për t’u ndjekur në lëvizje.

siemens-c-25

 

 

Siemens c 25. Si ky tip, Siemens ka arritur të shesë mbi 25 milion copë.
Nokia 3310 e 3330. Që të dy i takojnë vitit 2000. Tipi 3310 ka arritur të shesë 126 milion ekzemplarë. Ishte shumë i fortë dhe rezistent.
ericsson-t68Ericsson T68. Bëhet fjalë për telefonin e parë me ngjyrë të Ericson. Ka 256 ngjyra dhe peshonte vetëm 86 gram. Ka Bluetooth dhe Gprs.
nec-e606

NEC e606. Është përfaqësuesi I parë I gjeneratës 3G. Ofronte videocall dhe internet të shpejtë.

iphone

 

IPHONE. U prezantua për herë nga Steve Jobs në vitin 2007. Në vetëm 30 orë arriti të shitet në 270 ekzemplarë.
Ky prototip shënoi një erë të re në botën e telefonave celular. Madhësia e ekranit, sistemi operativ, rezolucioni, memoria, hapësira, bateria dhe kamera, kanë qenë vendet në të cilat telefona të ndryshëm më pas janë testuar.

 

 

Në bazë të këtyre hulumtimeve, tv.klan.al ka paraqitur telefonat më të mirë, ku prej tyre, më i miri është Samsung Galaxy S6 dhe pas tij vjen iPhone 6.
Mirëpo, natyrisht se me kohën, edhe tipa të rinj telefonash po vijnë në treg, duke thyer rekorde në cilësi.