Pronarët e Samsung Galaxy Note 7: Fikni telefonat (Foto)
Samsung, ka kërkuar nga pronarët e Galaxy Note 7 që t’i fikin ‘smartphonet’ e tyre pasi po raportohet për rreziqe edhe më të mëdha.

Auto & Tek
Firma e Samsung në Korenë Jugore, po ashtu ka thënë se do të ndalojë shitjen e këtij telefoni, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Samsung ka raportuar se vetëm në shtator kanë qenë 2.5 milionë telefona që kanë eksploduar, e ndërsa ata kanë pajisur konsumatorët me një telefon tjetër Note 7, e që edhe më pas ka plasuar e njëjta, kështu duke iu eksploduar përsëri bateria.
“Për shkak se siguria e konsumatorit mbetet prioriteti ynë kryesor, Samsung do të kërkojë nga të gjithë partnerët ndaljen e shitjes së Galaxy Note 7”, ka thënë kompania.
Çka po ndodh me këta telefona?
‘Smartphones’, bateria e të cilëve është litium, po tenton që t’i bëjë ata sa më të shpejtë, efikas dhe më pak të ngarkuar.
Në rastin e Samsung, mendohet se elektroda negative dhe pozitive kanë shkaktuar qarqe të shkrutra, temperaturë dhe më pas kanë shkaktuar edhe shpërthim.
Samsung kujton se janë 2.5 milionë telefona që kanë shpërthyer. Më shumë se 75% prej tyre janë zëvendësuar me një tjetër të njëjtë, por megjithatë përsëri kanë dështuar.
Samsung dhe Apple!
Galaxy Note 7 ishte menduar të jetë telefoni më i mirë nga Samsung, i cili u lëshua vetëm disa javë para iPhone 7 nga Apple.
Samsung u prit shumë mirë, por që nga skandali i shpërthimit të baterive, aksionet e Samsung kanë marrë goditje të mëdha, ndërsa Apple ka parë vetëm rritje të aksioneve të saj. /Lajmi.net