Takohen Putin dhe Erdogan

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll.

Bota

10/10/2016 12:23

Ata pritet që vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve që u tensionuan nga Turqia e cila ia rrëzoi Rusisë një avion luftarak afër kufirit me Sirinë, vitin e kaluar, transmeton Express.

Putin do të takohet sot me Erdogan-in në Stamboll në Kongresin e Energjisë Botërore.

Ata pritet që t’i çojnë përpara projektet e energjisë, përfshirë planet ruse për një tubacion natyral të gazit, i quajtur “Turkish Stream”, i cili do të bartë gaz nën Detin e Zi për në Turqi dhe tregjet evropiane.

Rusia, po ashtu është duke e ndërtuar centralin e parë bërthamor të Turqisë.