Duka ironizon me Kosovën

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka ironizuar me Kosovën pas ndeshjes me Spanjën.

Sport

10/10/2016 08:42

Ai theksoi që nëse Shqipëria do të hapej, do ta pësonte njëjtë si Kosova me Kroacinë.

“Nuk e di nëse do të kishte qenë më mirë të kishim sulmuar. Ndoshta do të kishim provuar. Por, mund të kishim pësuar si Kosova ashtu. Andaj mendoj se kemi pasur qasjen e duhur, patëm Spanjën përpara”, ka deklaruar Duka për “Supersport”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.