Haradinaj e Limaj urojnë Kosovën, Ymeri i vetmi që ‘harron’ (Foto)
Mesazhe mbështetëse Kosovës në futboll sonte i kanë dhënë gati të gjithë politikanët e vendit.

Lajme
Përveç presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit që kanë shkuar në stadiumin ‘Loro Borici’ në Shkodër, ata kanë dhënë mbështetje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Secili në mënyrën e vet, e kush më herët e kush më vonë, ata i kanë dëshiruar fitore Kosovës, raporton lajmi.net.
Nga ana e tij, mesazh mbështetje për Kosovën ka dhënë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Kosova sot është me zemër në Shkodër me përfaqësuesen e saj”, ka shkruar Haradinaj, duke theksuar se ai do të qëndrojë në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen.
Por Haradinaj nuk është lideri i vetëm i një partie opozitare ai që Kosovës i ka dëshiruar fitore në futboll, raporton lajmi.net.
Një urim e ka bërë edhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën.
“Sonte paraqitja dinjitoze e juaja është ajo që presim e që s’ka dilemë që ju do ta bëni. Jemi me ju djema!”, shkruan Limaj në llogarinë e tij në facebook.
Por i vetmi nga liderët politik në vend në vend që nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tash është Visar Ymeri, kryetar i Vetëvendosjes.
Pavarësisht se sonte po luan edhe Shqipëria kundër Lihtenshtajnit, ai nuk e ka shkruar asnjë fjalë për asnjërin nga shtetet./lajmi.net