Rashiq demanton Qeverinë: Nuk i ka votat e Listës Serbe për demarkacionin

Ndonëse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë duke deklaruar se i kanë votat e Listës Serbe për ta votuar  Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë përfaqësues të kësaj partie.

Lajme

06/10/2016 09:03

Nenad Rashiq, deputet i këtij subjekti politik,  i ka quajtur të pavërteta pretendimet e qeveritarëve  se i kanë siguruar votat e tyre, në mënyrë që të kalojë versioni aktual i demarkacionit.

I kontaktuar nga lajmi.net, deputeti i kësaj partie, Rashiq i ka hedhur poshtë deklaratat e bëra mbrëmë nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, ku ky i fundit u shpreh i sigurtë se Lista Serbe do ta votojë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet më shumë se një vit.

“Nuk është e vërtetë kjo” ka sqaruar Rashiq duke mos i komentuar më shumë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.

Demarkacioni dështoi të ratifikohej më 1 shtator pasi kryeminsitri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës votimin e tij me arsyetimin se nuk ka pasur kushte. Madje për këtë u fajësua edhe Lista Serbe e cila mungoi në atë seancë.

Kjo e fundit vazhdimisht në deklaratat e tyre ka thënë se asnjëherë nuk janë ftuar nga koalicioni qeverisës për të biseduar rreth kësaj çështje, që nga dita kur edhe është votuar Hashim Thaçi për president.

Ndërkohë, qeveria shprehet e bindur se i kanë votat për ta kaluar Demarkacionin./Lajmi.net

Lexo edhe:

Zëdhënësi i Isa Mustafës: Qeveria i ka votat e Listës Serbe për demarkacionin