Dy raste të dhunës në familje në Lipjan dhe Prishtinë, një person kërcënoi me thikë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të regjistruara më 2 nëntor në Lipjan dhe Prishtinë. Në Lipjan janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete, raporton lajmi.net Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do…

Lajme

03/11/2026 08:50

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të regjistruara më 2 nëntor në Lipjan dhe Prishtinë.

Në Lipjan janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete, raporton lajmi.net

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë është raportuar se një person mashkull kosovar ka kanosur me thikë një viktimë femër.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur një thikë dhe 0.36 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë./Lajmi.net/