Mini-mekanizmat marrin çmimin Nobel në kimi për vitin 2016

Çmimi Nobel në kimi për vitin 2016 u është dhënë tre personave, të cilët zhvilluan pajisjet më të vogla në botë.

Bota

05/10/2016 13:06

Fituesit e çmimit të rëndësishëm janë Jean-Pierre Sauvage, Sir J Fraser Stoddart dhe Bernard L Feringa. Ata do të ndajnë mes tyre 727 mijë paund, çmim i dhënë për dizenjimin dhe sintetizimin e një makinerie të tillë në përmasa molekulare.

Emrat e tyre u shpallën gjatë konferencës së mbajtur në Suedi. Fituesit i bashkohen kështu një liste prestigjioze prej 200 laureatësh të mirënjohur që prej vitit 1901.

Jean-Pierre Sauvage ka lindur në vitin 1944 në Paris, Francë.

Sir Fraser Stoddart ka lindur në vitin 1942 në Edinburgh, Britani. Ndërsa Bernard L. Feringa ka lindur në vitin 1951 në Barger-Compascuum, Holandë.