Facebook kopjon Snapchat, sjellë storjet në Messenger

Facebook është duke e vjedhur formatin e Storjeve dhe po pushton vendet ku Snapchat ende nuk është i popullarizuar.

Auto & Tek

02/10/2016 23:57

Sot në Poloni kompania lëshoi “Messenger Day”, i cili i lejon njerëzit që të shpërndajnë fotografi dhe video të cilat zhduken brenda 24 orëve, njëjtë si në Snapchat.

Duke përdorur aplikacionin Mesenger për të shpërndarë formatin e Storjeve, Facebook shpreson që të rikthejë vizitat në aplikacionin për biseda, transmeton Gazeta Express.

Burime në Poloni e vërejtën Messenger Day dhe i shpërndanë nëpër internet fotografitë që tregojnë këtë veçori të re.