Galeria Kombëtare, ekspozitë memoriale për Gjelosh Gjokajn
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hap ekspozitë me veprat e koleksionuara të artistit Gjelosh Gjokaj, i cili ndërroi jetë të dielën
ShowBiz
Ekspozita do të hapet nesër më 27 tetor dhe do të qëndroj e hapur deri më 4 tetor, transmeton lajmi.net
Njoftimi i GKK-së:
Me rastin e vdekjes së artistit të madh Gjelosh Gjokaj, në emër të stafit të GKK dhe bashkëpuntorëve tanë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e afërm të tij, si dhe pikëllimin e thellë për humbjen e madhe që përjetoi skena artistike Kosovare dhe ndërkombëtare. Po e ndajmë me ju albumin e veprave të tij, që GKK ka nderin të ruajë në koleksionin e saj. Ftojmë audiencën e GKK që gjatë javës së ardhshme në datat 27 Shtator – 4 Tetor, të vizitojnë ekspozitën memoriale kushtuar Gjelosh Gjokajt, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.