Qeniet e botës së lirë në Siri, përmes artit, vijnë sërish në Prishtinë

Qeniet e botës së lirë, në Siri, Gjermani, kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, Kosovë apo cilido vend tjetër në botë, paraqiten përmes një trajtimi artistik kësaj radhe.

ShowBiz

24/09/2016 16:31

E shkruar nga Lirak Çelaj me regji të Florent Mehmetit, të enjten, më 29 shtator, në Teatrin ODA vjen sërish, por, për herë të parë në këtë sezon, shfaqja “Rruga e botës së lirë”, duke filluar në orën 20:00.

Kjo shfaqje është zhvilluar bazuar në personazhet që ballafaqohen me situatat liri-dashës apo liri-mohuese brenda vetes, raporton lajmi.net

Çmimi është tre euro, por për studentë dhe pensionistë e edhe kategori social çmimi është 1.5 euro.

Në shfaqje tregohet se si fqinjët fiktivë të rrugës së botës së lirë kanë të përbashkëta që përputhen në ngjashmëri por edhe ekstreme prej një vendi në një vend tjetër, prej një rrethane në tjetrën dhe prej një mendje në tjetrën.

“Rruga e botës së lirë” ofron një eksperiencë artistike të rrugëtimit nëpër mendjen e njeriut ashtu si është lindur e deri te kohët e situatat tjera jetësore kur fuqia e mendjes ndërton e shemb mure e pengesa të mëdha.

Kjo shfaqje është zhvilluar me kontributin edhe të aktorëve të shfaqjes.

Shfaqja ka shprehje eksplicite dhe nuk është e përshtatshme për moshën nën 16 vjeç./ Lajmi.net