Mbyllet festivali First Step, triumfon “Tradhti me Letra” (Foto)
Mbrëmë u mbyll festivali First Step Film Festival në Tiranë.
ShowBiz
Ky ishte viti i shtatë i themelimit të festivalit, e i treti edicion i mbajtur, shkruan lajmi.net.
Nga 86 filma që u shfaqën, kishte vetëm një fitues shqiptar, ishte filmi Tradhti me letra ( Cheating for Papers ) nga regjisori Valmir Tertini.
Filmat u shfaqën në darkë në instalacionin ‘Reja’ në ambient të hapur, dhe gjatë ditës në teatrin eksperimental.
Filmi i Tertinit triumfoi me çmimin kombëtar.
Ky film u shfaq edhe në New York, ku sot priten të ndahen çmimet. Edhe atje filmi Tradhti me letra është favorit në garën për çmimin më të mirë.
Tertini po i shijon sukseset e të dy filmave të fundit si këtë artistik po ashtu edhe dokumentarin për Trepçen që po merr pjesë në shumë festivale në botë. /lajmi.net



