Visar Rexhepi publikon “Shuaje zjarrin” (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur shkupjan, fitues i shumë çmimeve në festivale, Visar Rexhepi ka sjellë një super hit të ri të këngës me titull “Shuaje zjarin”.

ShowBiz

09/09/2016 21:44

Vetëm tre muaj më parë Visar Rexhepi kishte lansuar videoklipin e këngës së përpunuar “Si lule pranvere”, që ishte pritur me shumë dashamirësi nga publiku, një këngë e kënduar viteve te 90-ta, por shumë e dashur tek publiku.

Këngëtari dhe kantautori Rexhepi tani së fundi lansoi hitin e ri “Shuaje zjarin”, që sjell ritëm të kombinuar me një tekst të mrekullueshëm të autorit Avni Qaili.

Edhe kësaj radhe besimin për të bërë videoklipin Visar Rexhepi ja kishte dhënë kompanisë së mirënjohur nga Gjilani, “Urban Graphics”, me të cilët ka mbetur i kënaqur në projektet e fundit “Si lule pranvere”.

YouTube player