Kërkoni falje Xhakës, Shaqirit e Behramit

Granit Xhaka ka pasur të drejtë dhe ka qenë i sinqertë, kur deklaronte se kishte dëshirë të luajë për Kosovën, por nuk e lejonte rregullorja

Sport

07/09/2016 14:39

Të gjithë i “quajtën” tradhtarë, Xhakën, Shaqirin Behramin dhe yjet e tjerë të Zvicrës pasi nuk kaluan te Kosova, por në fakt ata nuk janë të tillë.

Granit Xhaka ka pasur të drejtë dhe ka qenë i sinqertë, kur deklaronte se kishte dëshirë, por nuk e lejonte rregullorja.

FIFA ka publikuar një raport në lidhje me lojtarët që ndryshuan kombëtare dhe shkuan te Kosova: Asnjë futbollist që luajti ndeshje zyrtare me kombëtaren e vet pas 13 majit, datë e pranimit të Kosovës në FIFA, nuk ka më të drejtë të shkojë te Kosova, përcjell “Albeu.com”.

“Byroja e Komitetit për Statusin e lojtarëve dëshiron të theksojë se lojtarët që kanë kaluar te Kosova nuk kanë përfaqësuar federatën e tyre të mëparshme pas 13 majit, 2016, data e pranimit të FFK-së në FIFA.

Me fjalë tjera, ata nuk zgjodhën kurrë të luajnë për federatën e mëparshme të tyre, duke pasur mundësinë që të zgjedhin ekipet përfaqësuese të FFK-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të FIFA-s.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.