Serbia arreston një “spiun kroat”, rriten maksimalisht tensionet Serbi-Kroaci

Mediat serbe po raportojnë se Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA) ka arrestuar një agjent të huaj në Beograd.

Lajme

02/09/2016 18:43

Këto media raportojnë se bëhet fjalë agjentin që ka shtetësi të dyfishtë – serbe dhe kroate, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër mediat kroate thonë se i arrestuar në Beograd është ‘spiun kroat’.

“Bëhet fjalë për pjesëtarin e Agjencisë Kroate të Informimit-Sigurisë (SOA) ose për pjesëtarin e Shërbimit Informativ Ushtarak kroat (VSOA)”, thonë mediat kroate.

Deri me tash nuk janë dhënë më shumë informacione zyrtare se për kë bëhet fjalë.

Nëse agjenti i arrestuar është kroat, kjo mund t’i ngris edhe më shumë tensionet ndërmjet dy shteteve, të cilat tash e një kohë po garojnë se cila është më e fuqishme ushtarakisht. /Lajmi.net/