5 shenjat e stresit
Njerëz të ndryshëm, i shohin ndryshe gjërat stresuese, pra nuk mund të jenë shkaqet e njëjta që shkaktojnë tek njerëzit stresin.

Lifestyle
Por janë disa simptoma të njëjta tek personat që janë të stresuar, simptoma që ndoshta ju i keni injoruar, transmeton Klan Kosova.
- Keni akne në fytyrë
Fytyra zakonisht është treguesi më i mirë nëse jeni në stres. Stresi shkakton stimulimin e sebum që nxit zhvillimin e akneve.
- Flokët fillojnë të ju bien
Sipas klinikën Mayo, stresi mund të shkaktojnë që flokët të ju bien. Këtë gjë mund ta vini re gjatë kohës kur laheni dhe krihni flokët. Por flokët rriten sërish, në momentin kur arrini të menaxhoni stresin.
- Veshët iu ushtojnë më shumë se zakonisht
Sipas studimit të Institutit të Karolinska në Suedi, njerëzit që janë më të stresuar kanë më shumë ushtimë në veshët e tyre.
- Goja fillon të ju dhemb
Shtrëngimi i nofullës natën gjatë gjumit ndodhë tek personat që vuajnë nga stresi. Në mënyrë që të mos i shtrëngoni më nevojitet që të mbani një lloj proteze.
- Menstracionet iu çrregullohen
Stresi shkakton një çrregullim tek hormonet meqë rast periodat mujore ju vonohen.