Fakte interesante për aromat
Aroma e shujtës së mëngjesit është aroma më e parapëlqyer për një mashkull ndërsa për femrat aroma e një bebeje, sipas një studimi.
Fun
Ndërsa një tjetër studim thotë që mund ta gjesh se nga cili vend është një femër vetëm nga aroma e parfumit të saj.
Por pse është shqisa e të nuhaturit një pjesë vitale jona dhe si ka ndikuar kjo në shije, art, kulturë dhe histori?
1. Një hundë e re
Ju mund të ndjeni aromat më fuqishëm çdo muaj, sepse shqisat e të nuhaturit rikrijohen çdo 28 ditë, prandaj çdo katër javë ju keni një hundë të re.
2. Të kujtuarit një aromë
Njerëzit mund të kujtojnë një aromë 65 % pas një viti, ndërsa 50 % pas tre muajsh. Studimi ka treguar që të nuhaturit është shqisa më e ndërlidhur me ndjenjat tona.
3. Shqisa e të nuhaturit të femrave
Shqisa e të nuhaturit të një femre është më e fortë se e një mashkulli.
4. Stinët dhe aromat
Mund të ndjeni aromat më shumë gjatë pranverës dhe verës, për shkak të lagështisë së ajrit. Për të njëjtën arsye ndjesia është më e fortë edhe pas stërvitjes, pasi që rrit lagështin në hundë.
5. Aroma e historisë
Nuk është e mjaftueshme të shkosh në muze vetëm për të parë të kaluarën, ju duhet edhe ta nuhatni atë gjithashtu. Në qendrën Jorvik Viking, një erë e keqe është derdhur brenda saj për t’iu dhënë vizitorëve një stimulim të vërtetë të asaj që se si ishte epoka e Viking-ëve.