Festojmë me miqtë tanë kosovarë” Ambasada amerikane ndan pamje nga përgatitjet për 250-vjetorin e pavarësisë
Ambasada amerikane në Prishtinë është bërë gati për t’i pritur të ftuarit që do të marrin pjesë në kremten e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Për festën që do të shënohet në kryeqytetin e Kosovës, ambasada amerikane ka shpërndarë pamje nga ambientet e saj. Një prej elementeve që bie në sy është një flamur gjigant…
Lajme
Ambasada amerikane në Prishtinë është bërë gati për t’i pritur të ftuarit që do të marrin pjesë në kremten e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Për festën që do të shënohet në kryeqytetin e Kosovës, ambasada amerikane ka shpërndarë pamje nga ambientet e saj.
Një prej elementeve që bie në sy është një flamur gjigant i SHBA-së i vendosur në pjesën ballore të ndërtesës së ambasadës.
Gjithashtu, në pjesët e tjera bashkë me flamuj amerikanë, janë edhe ata të Kosovës.
Aty është bërë gati edhe pjesa e foltores, në të cilën do të mbahen fjalime.
“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, është njëra nga pjesët e përshkrimit të postimit të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.