Policia: Alarmi për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve rezulton i rremë, nis hetimi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, në një prononcim për lajmi.net, ka deklaruar se menjëherë pas pranimit të…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, në një prononcim për lajmi.net, ka deklaruar se menjëherë pas pranimit të informatës janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.”
Sipas Policisë, pas verifikimeve të plota në terren nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes, ndërsa rasti tashmë është cilësuar si lajmërim i rremë.
Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti dhe për të identifikuar personin apo personat përgjegjës për dhënien e informatës së rreme./lajmi.net/