Henry kritikon Wengerin, shkaku i Xhakës
Thierry Henry vazhdon të kritikojë Arsene Wengerin.
Sport
Kësaj radhe, është bërë “sebep” Granit Xhaka, që Henry të kritikojë Arsene Wengerin, trajnerin e Arsenalit.
Arsenali në dy javët e para të Premierligës, ka grumbulluar vetëm një pikë, dhe Henry deklaron se janë enigmatike vendimet e Wengerit, për lënien jashtë të Xhakës.
“Është enigmë aktivizimi i Ramseyt dhe Coquelin para transferimit më të shtrenjtë gjatë kësaj vere të Arsenalit, Granit Xhaka. Askush nuk është duke thënë se kjo dyshe është e keqe, por nëse e transferon një lojtar duke e cilësuar si më të mirin e mesfushës e mos ta aktivizon, unë nuk e kuptoj këtë veprim”, ka deklaruar Henry, përcjell Lajmi.net.