Qytetarët në pritje të Majlinda Kelmendit (Foto)
Pak minuta kanë mbetur para se aeroplani me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi të aterojë në Aeroportin e Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajme
Raportohet se qytetarë të shumtë kanë dalë për ta pritur xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi e cila po kthehet në Kosovë me medaljen e artë olimpike.
Përveç qytetarëve, Majlinda Kelmendin ka dalë për ta pritur edhe familjarët e saj. Tepihu i kuq tashmë është shtruar në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në pritje të kampiones kosovare.