A ndikoi lëndimi në eliminimin e Nora Gjakovës nga RIO 2016?

Nora Gjakova është eliminuar në raundin e të 16-s së finales në Lojërat Olimpike të Rios.

Sport

08/08/2016 17:40

Xhudisjta kosovare u mund nga xhudistja e njohur rumune Corina Carpriorio, në luftën për të kaluar në çerekfinale, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në raundin e parë, Gjakova mundi kolumbianen Yadinys Amaris, shkruan Lajmi.net

Kujtojmë se Nora Gjakova rrugëtimin në RIO 2016, e nisi e lënduar.

Dy ditë para fillimit të garave, nga ekipi olimpik i Kosovës në Rio, raportohej për një lëndim të xhudistes, kur spekulohej se edhe mund të mos paraqitej në Lojërat e para Olimpike të Kosovës.

Me gjasë, ky lëndim ka hendikepuar  23 vjeçaren që të tregoi më të mirën ndaj xhudistes rumune, nga e cila u mund në të 16-tën e finales.

Por, për Norën pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike mund t’i shërbej si përvojë për Lojërat e ardhshme, nga e cila Kosova pret medalje olimpike.