Brazil-Irak, rezultat i pabesueshëm
Brazili ka luajtur dy ndeshjet e para në “Rio 2016” kundër dy kundërshtarëve të lehtë në letër: Afrikë e Jugut dhe Irak.

Sport
Bilanci? Asnjë gol i shënuar. Brazili dështoi edhe ndaj Irakut, duke luajtur 0:0.
Gjysma e së keqes që edhe nuk ka pësuar, duke marrë dy pikë në ndeshjet e para të grupit. Momenti që po kalon përfaqësuesja e Brazilit në futboll është dramatike.
Sëmundja që ka prekur kombëtaren kryesore të Brazilit që nga humbja 7-1 ndaj Gjermanisë para dy vitesh, ka prekur edhe përfaqësuesen olimpike, të udhëhequr nga Neymar, i cili ka qenë hija e vetvetes në këto takime.