Krimi seksual: Heroi i 11 Shtatorit vajton të bijën

Ishte ndër të paktat raste kur ajo dilte për vrap pa babain.

Bota

07/08/2016 20:37

Por të martën, kamarierja njujorkeze Karina Vetrano, 30 vjeç, humbi jetën.

Teksa po vraponte, dikush e kapi me dhunë, e futi në një pyll, e përdhunoi dhe e mbyti.

Bukuroshja 30-vjeçare ishte vajza e Phil Vetrano, zjarrfikës në Nju Jork, i njohur si heroi i 11 Shtatorit 2001.

Vajza kishte mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Atë ditë, babai i saj nisi të shqetësohej pasi vajza u vonua.

I shqetësuar telefonoi një detektiv dhe së bashku e gjetën trupin e vajzës.

Policia thotë se po kërkon akoma autorin e krimit.

Gjatë varrimit, Phil foli shkurt.

“Ajo ishte e mbushur me jetë, dritë, bukuri dhe fuqi,” tha ai.

Kurse mamaja lexoi një poezi që ia kishte shkruar vajzës së saj dhjetë vjet më parë.

“Ajo ka zemrën e një luani, shpirtin e një qingji. Karina, vogëlushja ime, ti shkëlqen dhe rrezaton dashuri”.

14-31 13-36 12-53 11-55 10-66 4-79 3-79 2-79 1-77 9-70 8-74 7-75 6-77 5-78