Numri i të lënduarve nga vërshimet shkon mbi 70 persona (Video)

25 persona janë paraqitur me lëndime në Spitalin Kirurgjik Shën Naum Ohridski në Shkup, prej të cilëve 7 janë hospitalizuar kurse të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Kirurgu Viktor Kamillovski theksoi se ekipi kujdestar është plotësuar me shtatë mjekë të tjerë.

Lajme

07/08/2016 20:22

“Bëhet fjalë për fraktura të rënda dhe të hapura nën gjunjë, pra të kyçeve. Gjatë tentimit për t’u larguar nga shtëpitë e tyre janë prerë nga xhamat. Dy pacientë i kanë prerë tetivat , janë operuar dhe tani ndjehen mirë“, tha ai për Tv21.

Në spitalet tjera të qytetit janë paraqitur qytetarë me lëndime të ndryshme. Në Spitalin “8 Shtatori” janë paraqitur 5 persona, në spitalin Shën Naum Ohridski – 12 kurse në Qendrën Urgjente 5 persona. Mësohet se një fëmijë 8 vjeçar ka ndërruar jetë. Gjithsej në klinikat e qytetit janë pranuar 73 persona që janë lënduar si pasojë e vërshimeve që mbrëmë kapluan Shkupin.

YouTube player