E padëgjuar, shqiptari kërkon burgun: Më mirë se të jetoj me gruan

Ky që shihni në foton më poshtë quhet Durim Bahja. 37¬vjeçari shqiptar me banim në Itali ka habitur autoritetet policore në shtetin italian me kërkesën e bërë. “Më mirë më arrestoni dhe të qëndroj në burg, sesa të jetoj me gruan”.

Fun

03/08/2016 20:13

Kjo ka qenë kërkesa e shqiptarit Bahja i cili prej disa kohësh ishte në arrest shtëpie. Por mëngjesin e ditës së djeshme një telefonatë mbërriti në sallën operative të policisë. Ishte shqiptari Durim Bahja i cili njoftonte efektivët të shkonin ta arrestonin sepse kishte thyer arrestin shtëpiak dhe i priste në rrugën Carlo” Marx” në Prato.

Pasi u shoqërua në komisariat, shqiptari u dërgua sërish në banesë në arrest shtëpiak. Por, pasdite Durim Bahja ka shkruar sërish në stacionin e policisë duke thënë se nuk donte të kthehej më në shtëpi sepse nuk e duronte dot gruan e tij. Ai madje ka shkuar deri aty sa të thoshte se ishte i gatshëm të kryente ndonjë krim për të përfunduar në burg, vetëm të mos jetonte me bashkëshorten, raportojnë mediat italiane, transmeton panorama.al.

Gjatë ditës së sotme Durim Bahja, ka dale para gjykatës mbrojtur nga avokati Giuseppe Bonfante dhe ndaj tij është dhënë masa e detyrim paraqitjes. Megjithatë, duket se situata për shqiptarin do jetë e qetë për pak kohë pasi këtë mbrëmje, gruaja e tij ka në plan të largohet për pushime, duke marrë me vete dy fëmijët qe ka çifti.