Turqia kërkon nga Kosova ndëshkimin e gazetarit që komentoi kundër Erdoganit

Ambasada e Turqisë në Prishtinë, ka kërkuar urgjentisht të marrë masa kundër gazetarit që komentoi në Facebook, komente të cilat kishin lidhje me puçin e dështuar në Turqi.

Lajme

26/07/2016 13:50

Berat Buzhala njëri ndër gazetarët kryesor në Kosovë, u bë i njohur për komentet e tij satirike për puçin e 15 korrikut në Turqi.

“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët po i kalojnë pushimet në Turqi për tu bashkuar me ushtrinë”, ishte komenti i tij në rrjetin social Facebook”.

Turqia është njëra ndër vendet më përkrahëse të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008.

Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i ka dërguar një shënim ministrisë së jashtme të Kosovës,  duke i kërkuar asaj që të marrin masa për shkak të komenteve të gazetarit Buzhala.

“Ministria duhet të sigurojë që do të ndërmerren hapat e nevojshëm në lidhje me këtë person në marrëveshje me ligjin”, thuhet në këtë shënimin, të cilit iu bashkëngjitën edhe komentet e gazetarit Berat Buzhala.

Ndërsa, Buzhala thuhet se ka më shumë se 40 mijë ndjekës në Facebook. /lajmi.net