Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave kosovare në Munih
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar tri familjet e viktimave nga Kosova në sulmin e Munihut.

Lajme
Duke iu drejtuar familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, Haradinaj ka thënë se dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë e përbashkët, transmeton lajmi.net
“Ne si shoqëri dhe shtet duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar dhe të vendosur t’i mbrojmë liritë dhe vlerat tona kombëtare dhe civilizuese, dhe të jemi pjesë e luftës së përbashkët ndaj së keqes dhe terrorit që po na sulmon të gjithëve, pa përjashtim”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij:
E nderuara familje Zabërgja,
E nderuara familje Segashi,
E nderuara familje Sulaj,
Dhimbja që sot keni ju, tri familjet që i humbët fëmijet tuaj, në një sulm makabër në Gjermani, është dhimbja jonë e përbashkët.
Sot jemi pjesë e pikëllimit tuaj, por edhe e të gjithë të tjerëve që ishin viktimë e këtij sulmi monstruoz.
Ne si shoqëri dhe shtet duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar dhe të vendosur t’i mbrojmë liritë dhe vlerat tona kombëtare dhe civilizuese, dhe të jemi pjesë e luftës së përbashkët ndaj së keqes dhe terrorit që po na sulmon të gjithëve, pa përjashtim