Hyseni e Maxhuni, homazhe tek lapidari i heroit Enver Zymeri (Foto)

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në kujtim të policit të vrarë në detyrë Enver Zymeri.

Lajme

26/07/2016 10:31

Ai ishte vrarë pesë vjet më parë gjatë një operacioni të Njësisë Speciale të Kosovës ROSU, për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës, të cilat ishin nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë.

Hyseni e Maxhuni, homazhe per Enver Zymerin

 

Zymeri dyshohet se ishte qëlluar nga një snajperist ku edhe kishte mbetur i vdekur. Ai është shpallur hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

13844205_10208976686646767_695744143_o

Vendimin për një aksion të tillë e kishte marr Hashim Thaçi në atë kohë kryeministër i Kosovës. Aktivitetet në përkujtim të tij do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme. /lajmi.net

hom

13647234_10208976683806696_1539515527_o