10 aviokompanitë më të mira në botë

Për këtë kanë vendosur 19 milion udhëtar që e pranuan dhe e vërtetuan se këto janë 10 aviokompanitë më të mira në botë.

Fun

25/07/2016 08:39

Në ndarjen e çmimeve për aviokompanitë më të mira në botë, që u bë para ca ditëve pas mbajtjes së këtij lloj festivali, çmimet më prestigjoze  botërore “The World Airline Awards” për vitin 2016 iu ndanë 10 aviokompanive më të mira në botë.

Aviokompania “Emirates” nga  Dubai  është shpallur aviokompania më e mirë në botë dhe është nderuar me çmimin e ashtuquajtur “Oscar – The World Airline Awards për vitin  2016”. Në vendin e dytë është radhitur  “Qatar Airways” nga Doha,  dhe pas tyre pason  “Singapore Airlines”  nga Singapuri.

Nga aviokompanitë europiane, ndër 10 më të mirat është radhitur vetëm aviokompania gjermane “Lufthansa”, ndërsa asnjë aviokompani nga lista e 10 më të mirave nuk është nga Amerika Veriore ose Jugore.

The World Airline Awards” është mirënjohja më prestigjoze globale në industrinë e aviacionit civil. Aviokompanive çmimet u janë ndarë në bazë të eksperiencës së ushëtarëve, dhe vetëm këtë vit në këtë hulumtim janë përfshirë mbi 19 milion udhëtar. ëNë kuadër të këtij hulumtimi janë përfshirë 40 tregues të suksesit të aviokompanive në tërë botën.

Top lista e 10 aviokompanive më të mira në botë për vitin 2016:

  1. Emirates nga Emiratet e Bashkuara Arabe
    2. Qatar Airways nga Katari
    3. Singapore Airlines nga  Singapuri
    4. Cathay Pacific nga Honk Kongu
    5. ANA All Nippon Airëays nga Japonia
    6. Etihad Airways nga Emiratet e Bashkuara Arabe
    7. Turkish Airlines nga Turqia
    8. EVA Air nga  Kina
    9. Qantas Airways nga Australia
    10. Lufthansa nga Gjermania.