Gropa ku u mbyt 12 vjeçari nga Vitia, ishte hapur nga KFOR-i

Polica e Kosovës po vazhdon hetimet mbi vdekjen e 11 vjeçarit në pusetën e fshatit Ramjan të Vitisë.

Lajme

24/07/2016 15:24

Zëdhënësi i Polices së regjionit të Gjilanit, ka bërë të ditur për KosovaPress se trupi i pa jetë i fëmijës ende nuk iu është dërguar familjes.

Sipas tij, ajo gropë është bërë nga KFOR-i amerikan për  stërvitjet që ata kishin, kurse, pronari i tokës tash vonë ka privatizuar atë.

Megjithatë, kryetari i fshatit, Xhevat Sallauka, ka fajësuar pronarin e tokës në të cilën ndodhet puseta, pasi ky i fundit do të duhej ta siguronte këtë pjesë.

Ndryshe, viktima është P.K nga fshati Ramjan i Vitisë, ku dje pas 3 orë kërkimesh nga njësitet relevante është gjetur trupi i pajetë i tij.