UEFA e përjashton Crvena Zvezdan nga Liga e Kampionëve nëse provokon sërish Kosovën
Koreografia e skuadrës së Crvena Zvezdas në ndeshjen e javës së kaluar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës malteze Valetta, i ka shkaktuar problem skuadrës serbe, raporton Insajderi.

Sport
UEFA e dënoj me 100 mijë euro skuadrën serbe, pasi ajo shfaqi një koreografi ku shkruhej “UEFA” dhe ishte e ilustruar me ngjyrat e flamurit shqiptar në shenjë proteste për pranimin e Kosovës në institucionin më të lartë të futbollit evropian.

Sipas kryetarit të klubit Svetozar Mijajlovic, skuadra e njohur serbe ka marrë një paralajmërim se do të përjashtohet nga UEFA, nëse provokimet politike dhe nacionaliste vazhdojnë.
“Rregullat e UEFA-s janë të qarta, ata janë shumë të ashpër në të tilla raste dhe ne do ta kemi problem”, ka thënë Svetozar për vecernji.hr, transmeton Insajderi.
Crvena Zvezda do të ndeshet me skuadrën bullgare Ludogorets, në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com