Barcelona e ka kontaktuar 32 golëshin e sezonit të kaluar

Barcelona ka kontaktuar me sulmuesin brazilian, Jonas.

Sport

24/07/2016 11:15

Agjenti i sulmuesit të Benficas, Jonas, Tiago Goncalves, e ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për klientin e tij.

32 vjeçari ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin portugez në sezonin e kaluar me 32 gola, duke e ndihmuar Benfican ta fitojë titullin.

Ai ka përvojë në La Liga, pasi në të kaluarën ka luajtur për Valencian.

“Dikush në emër të Barcelonës na është afruar në fund të stinorit të kaluar. Natyrisht se ishim të ngazëllyer sepse kjo ishte tregues për sezonin spektakolar të Jonas”, deklaroi Goncalves për Globoesporte.

“Nëse një klub dëshiron që të transferojë një lojtar duhet ta bëjë shpejt, pasi në shumicën e rasteve negociatat ndërpriten. Unë gjithmonë kam thënë se Jonas është i lumtur te Benfica. Tentimi i Barcelonës tregon se sa mirë po luan ai këtu. Transferimi i tij në Camp Nou mund të ndodh vetëm nëse lojtari dhe Benfica e dëshirojnë një gjë të tillë”, theksoi agjenti i lojtarit.