Paralajmërohet Ibrahim Tatlises: Do të vrasin

Në numrin e emergjencës së policisë turke 155, ka thirrur një person duke thënë se: “Do ta vrasin Tatlisesin”.

ShowBiz

17/07/2016 10:35

Sipas CNN turk, pas lajmërimit policia menjëherë ka vepruar duke marrë masa mbrojtëse për hit këngëtarin turk, Ibrahim Tatlises

Pas gjurmimit të telefonatës kërcënuese, zyrtarët policorë zbuluan se në numrin e emergjencës kishin thirrur dy truproja (bodyguard) të njohura duke mos bërë të ditura informata të mëtejshme.

Këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises, ishte sulmuar në kokë në vitin 2011 dhe ishte detyruar që të merrte një trajtim afatgjatë për t’u shëruar.