Vijnë masat ndëshkuese të Erdoganit, shkarkohen 29 kolonelë e 5 gjeneralë ushtarakë
Mediat turke raportojnë se pas dështimit të puçit ushtarak në Turqi, Qeveria e këtij vendit ka filluar revanshin ndaj udhëheqësve të ushtrisë, transmeton lajmi.net.
Bota
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ismet Yilmaz, ka marr vendim për t’i shkarkuar 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë të Forcave të Armatosura turke.
Gjatë të premtes mbarma, ushtarë të Turqisë patën futur përkohësisht nën kontrollë vendin, duke kërkuar largimin e klasës aktuale udhëheqëse në krye më presidentin Recep Tayyi Erdogan, përderisa ky i fundit nuk u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të rezistojnë puqin ushtarak.
Erdogan dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar akuzuan kreun e opozitës në ekzil Fethullah Gulen për organizimin e grusht shtetit, ky i fundit përmes një deklarimi e mohoi një gjë të tilë./lajmi.net