Mesfushori argjentinas largohet nga Besiktasi, pas sulmeve terroriste të ISIS
Futbollisti argjentinas, Jose Sosa, është larguar nga Besiktasi pas frikës për sulme terroriste.
Sport
Sulmet e fundit terroriste në Stamboll, kanë bërë që ylli argjentinas i Besiktasit, Jose Sosa, të largohet nga kampioni i Turqisë, përcjell Lajmi.net.
Mesfushori nuk është paraqitur fare në klub për fazën përgatitore para sezonit të ri, për shkak të frikës nga sulmet e mundshme terroriste.
Ai po shpreson që të transferohet në Itali, me Milanin si skuadrën më të interesuar.
“Kam kërkuar që të largohem nga Besiktasi. E kam bërë për shkak të problemeve personale me familjen. Gruaja ime është e frikësuar të jetojë në Stamboll dhe Turqi, si dhe unë frikësohem për fëmijët e mi”, ka shkruar Sosa në letrën drejtuar klubit.